Monday, April 25, 2011

Mesazhet Okulte dhe Profetike te kenges UMBRELLA te kengetares Rihanna


Cili është kuptimi i vërtete i këngës “Umbrella”. Ndoshta mendoni se kjo kënge është një kënge e zakonshme R&B e cila flet për dashurinë e pakushtëzuar e një vajze për një djalë.Ne shikim te pare ashtu duket,megjithatë nëse i dëgjoni me  kujdes dhe i përktheni fjalët e Rihannes dhe Jay Z-se ju mund ta vëreni se vargjet e këngës nuk përbejnë asnjë kuptim.Fjalori i përdorur ne këtë kënge nuk është për një marrëdhënie ne mes dy te dashuruarve.Fakti është se “Umbrella” është një teme e cila është e lige,e erret dhe shqetësuese:
                                    ZOTËRIMI I DJALLIT


Çka do te thotë “under my umbrella”?

Ne kuptimin e pare dhe jo te figurshëm, kënga flet për një stuhi e cila është gati te zërë vend dhe Rihanna ofron mbrojtje nen ombrellën e saj.Ne këtë këngë “You can stand under my umbrella” qe përkthehet:”Ti mund te qëndrosh nen ombrellën time” mund te ketë një ngjyrim apo domethënie dashurie por ne te shumtën e rasteve do te thotë “Mund te jesh ne mbrojtjen(përkrahjen apo ruajtjen) time.Kur ti je ne mbrojtjen e diçkaje, kjo diçka ka me shume fuqi se ti ne lidhje me sigurinë tende.Ti je i varur nga ajo, ndryshe nuk je i mbrojtur.Ka kontroll mbi ty.Te ZOTËRON ty.Kënga nuk është për dashurinë ne mes një djali dhe një vajze, është për te qenit i mbrojtur. Nuk është një marrëdhënie e barabarte.Personi i cili mbron praktikisht zotëron personin i cili është i mbrojtur.

Analiza e këngës

Gjeja e pare qe duhet te dini rreth vargjeve te këngës është se Rihanna këndon këngën por ajo ne fakt luan dy role.Gjate gjysmës se pare te këngës, ajo luan rolin e një initeti (qenie,jo humane)te lig apo djallëzor qe provon te josh dhe te zotëroj Rihannen.Për qellim te kësaj analize këtë initet do ta quajmë Djalli. Roli i dyte qe ajo luan është vetvetja.Pra kjo këngë ne parim është një dialog ne mes Djallit dhe Rihannes.Videoklipi i këngës e bën këtë shume te qarte dhe do ta shpjegojmë me vone.



Çka është zotërimi?

Zotërimi, ne marrëdhëniet me enitete(qenie) jo humane shqyrtohet me fenomenin ku një enitet jo human kontrollon qenien njerëzore me metoda te ndryshme.Ne zotërim, frymori(gjallesa) nuk mund te mendoje për veten e tij. E ne vend te kësaj mendimet e tyre u jepen atyre nga zotëruesi.Do te shohim se si Djalli provon dhe arrin sukses ne zotërimin(posedimin) e Rihannes ne këtë këngë. Ka një arsye pse albumi i saj quhet “Good Girl Gone Bad” qe ne përkthim do te thotë:”Vajza e mire e bere e keqe” ose “Vajza e mire e kthyer ne vajze te keqe”.
Vargjet e Jay-Z-se

Atëherë kënga fillon me disa vargje te reperit Jay-Z. Ai luan rolin e dikujt qe tashme është zotëruar dhe tashme është “Nen ombrellën” e Djallit. Ja vargjet e tij:

No clouds in my stones
Let it rain, I hydroplane in the bank
Coming down with the Dow Jones
When the clouds come we gone, we Rocafella
We fly higher than weather
And G5’s are better, You know me,
an anticipation, for precipitation. Stacked chips for the rainy day
Jay, Rain Man is back with little Ms. Sunshine
Rihanna where you at?

Shpjegimi

No clouds in my stones
Let it rain, I hydroplane in the bank
Coming down with the Dow Jones”


Pra “stuhia” ne fakt është e lidhur me ekonominë dhe boten financiare. “No clouds in my stones” përkthehet:”nuk ka re ne gurët e mi”, qe do te thotë se s'ka re ne token ku ai shkel ne këtë rast e treguar si guri por mund ta këtë kuptimin e gurëve te çmuar. “coming down with the Dow Jones” qe përkthehet:”duke rene poshtë me Dow Jones” reflekton situatën. The Dow Jones është indikatori kryesor i shëndetit te fondit te tregut. Pra mund te flasim për një shembje (falimentim) te tregut.Do ta veni re se e tere kënga ka një pikëpamje (perspektivë) pesimiste ne lidhje me te ardhmen. Jay-z thotë “Let it rain” (Le te bjere shi), ai nuk shqetësohet për krizën financiare. “I hydropane in the bank” (‘Hydroplane’ ne këtë rast përdoret si folje qe rrjedh nga emri hidroplan qe është lloj aeroplani me pajisje te veçanta qe ulet ne ujë). Me fjale te tjera kur banka është duke u përmbytur nga stuhia dhe njerëzit janë duke u përmbytur në te, ai është mbi ujë dhe duke i mbijetuar krizës.

When the clouds come we gone, we Rocafella
“When the clouds come we gone” mund te përkthehet "Kur retë vijnë ne ikim”. Me fjale te tjera, kur kriza financiare do te ndodhe ne nuk do te jemi këtu te vuajmë nga ajo. “Rocafella” është emri i kompanisë se regjistrimit te këngëve te Jay-Z-se.Gjithashtu i referohet John D. Rockefeller dhe familjes se tij, industrialistët me te mëdhenj ne historinë e Amerikës dhe aktore te mëdhenj te formacionit te botes socialo-ekonomike qe ne po jetojmë. Shume historiane deklarojnë dhe pohojnë se këta kane projektuar përplasjen e vitit 1929 qe te jene ne gjendje te fitojnë një bastion ne sistemin bankar Amerikan.
We fly higher than weather
And G5’s are better, You know me

We fly higher than weather” qe ne gjuhen shqipe do te thotë”Ne fluturojmë me lart se moti” do te thotë se Jay-Z nuk mund te ndikohet apo te preket nga kriza sepse ai është sipër problemit.Ai gëzon një mbrojtje qe e bën atë te paprekshëm nga “stuhia” qe ne këtë rast ka kuptimin e Krizës. Fakti qe ai thotë: ”Ne fluturojmë me lart se moti” le te kuptohet se vetëm disa te zgjedhur mund te kenë te njëjtin lloj te privilegjit qe ai ka. Ne vargun ”And G5’s are better” përkthehet “Dhe G5-shet janë me te mire”.G5 është një lloj aeroplani privat kështu qe ai do te jetoje ne luks edhe pse kriza godet gjithë boten.
an anticipation, for precipitation. Stacked chips for the rainy day
Jay-Z thotë “Një parashikim, për reshje(precipitation përdoret ne meteorologji për reshje,prandaj ne shikim te pare duket qe po flitet për stuhi megjithatë ky term ka edhe kuptimin sipas fjalorit:Hedhje,fundërrim,fundërrese,rënie,rrëmbim etj.)Pra ai e ka pritur krizën e madhe (parashikuar se do te ndodhe) prandaj ai është përgatitur financiarisht qe ta përballoje (“stacked chips” qe do te thotë patate te skuqura te raftuara, pra ai është furnizuar para se te ndodhe kriza). Duket sikur ai kishte njohuri te mëparshme te ngjarjeve qe do te ndodhnin ne te ardhmen. A po flet ai për rënien ekonomike qe është duke ndodhur tani?
 
Jay, Rain Man is back with little Ms. Sunshine
Rihanna where you at?

Jay pra quhet edhe “Rain Man (Njeriu i shiut)”. Ai është zotëruar nga Djalli e kundërta e Rihannes, te cilën e quan “Ms.Sunshine” (Znj.Drite-dielli). Rihanna është vajza e mire.Jay-Z është i keq tashme dhe ai po i kërkon Rihannes t’i bashkohet.

Pra vargjet e reperit Jay-Z s’kanë te bëjnë ASGJË rreth dashurisë, miqësisë apo ndonjë lidhje tjetër. Vargjet e tij thonë se ai është pjese e “TE PËRZGJEDHURVE”, elitës, grupit sekret qe nuk mund te dëmtohen nga fatkeqësitë e “njerëzve te vegjël”. Edhe po te ketë një krize te madhe, ai është i lidhur me pikërisht njerëzit qe bëjnë qe këto kriza te ndodhin, prandaj ai nuk do te dëmtohet. Ky grup megjithatë i përkulet dhe adhuron te keqen. Nëse Rihanna do qe te behet një prej tyre, ajo duhet te bej te njëjtën gjë.

Vargjet e Rihanna-s
You have my heart (Ti ke zemrën time)
And we’ll never be worlds apart
(Dhe kurrë nuk do te jemi te ndare nga botet
May be in magazines
(Mund te jesh ne revista)
But you’ll still be my star
(Por prape do jesh ylli im)
Baby cause in the dark
(Sepse ne errësire)
You can’t see shiny cars
(s’mund te shohësh vetura te ndritshme)
And that’s when you need me there
(atëherë do te kesh nevoje për mua)
With you I’ll always share
(Me ty gjithmonë do te ndaj)
Rihanna këndon këtë pjese, por ne fakt është Djalli duke i folur Rihanna-s. Ai po i flet “ëmbël” kështu qe ajo te mund te pranoje idenë e Djallit për ti hyre ne trup. Vargjet me ngjyre te kuqe janë përkthimi ne anglisht kurse me poshtë është shpjegimi dhe domethënia e këtyre vargjeve:

Unë te dua
Edhe pse nuk jam nga bota jote, kurrë s’do te jem larg prej teje
Ti mund te jesh e famshme dhe ne revista
Por gjithmonë do jesh ylli im, i askujt tjetër
Sepse kur nuk do te jesh e suksesshme
Kur nuk do te jesh ne gjendje te blesh vetura te shtrenjta dhe gjera materiale
Ajo është koha kur do te kesh nevoje për mbrojtjen time
Me ty gjithmonë do te ndaj pasurinë time

Pra djalli po i ofron Rihanna-s një jete me pasuri dhe luks, edhe kur ajo do te humb popullaritetin e saj dhe te ndalet se prodhuari para nga karriera e saj si këngëtare.


Refreni

When the sun shines, we’ll shine together (Kur dielli shkëlqen, ne shkëlqejmë se bashku
Told you I’ll be here forever
(te tregova se do te jem këtu përgjithmonë)
Said I’ll always be your friend
(te thashë se gjithmonë do jem shoku yt)
Took an oath I’ma stick it out till the end
(bëra një betim, do ta mbaj deri ne fund)
Now it’s raining more than ever
(Tani po bien shi me shume se çdo here)
But we’ll still have each other
(Por ne akoma do te kemi njeri tjetrin)
You can stand under my umbrella
(Mund te qëndrosh nen çadrën time)
You can stand under my umbrella
(Mund te qëndrosh nen çadrën time)
(Ella ella eh eh eh eh)
Under my umbrella
(Ella ella eh eh eh)
Under my umbrella
(Ella ella eh eh eh)
Under my umbrella
(Ella ella eh eh eh eh eh eh)

Shpjegimi
Kur ti shkëlqen nga suksesi yt, ne te dy përfitojmë prej saj
Unë gjithmonë do te jem pjese e jotja
Gjithmonë do te jem ne anën tende
Te premtova se do te te mbroja dhe do ta bej deri ne fund
Tani kriza financiare po hidhëron tere boten
Por unë jam akoma me ty
Mund te jesh ne mbrojtjen time
Mund te jesh ne mbrojtjen time

Si është puna me Ella ella eh eh? Tingëllon e kapshme apo jo? Ritmi përsëritës dhe hipnotik i këtyre tingujve bën te kujtosh fjale magjike, thirrje solemne apo rituale te errëta.



Strofa e 2-te

These fancy things, will never come in between (këto gjera luksoze nuk do te vijnë ne mes neve)
You’re part of my entity, here for Infinity
(je pjese e enitetit tim, këtu për pafundësi)
When the war has took it’s part (kur lufta ka marre venin e vet)
When the world has dealt it’s cards (kur bota ka shpërndare letrat)
If the hand is hard, together we’ll mend your heart (nëse dora është e vështire, se bashku do ta shërojmë zemrën tende)

Shpjegimi:

Te gjitha posedimet e tuaja materiale kurrë nuk do te na ndajnë mua dhe ty
Je pjese e enitetit tim, unë te zotëroj ty, deri ne fundin e te gjitha kohërave
Kur kriza ka asgjësuar boten
Kur ne do ta dimë përfundimin final te botes
Nëse je ne telash (problem, mundim), unë dhe ti do te ndalim dhimbjen

You’re part of my entity (Je pjese e enitetit tim”) është shume e dukshme sepse “eniteti” nuk është një fjale ne fjalorin e përdorur ne mes dy te dashuruarve. Askush nuk do i thoshte te dashurit/te dashurës “Je pjese e enitetit tim”. Një Enitet nuk është humane.

“Here for Infinity” gjithashtu u jep një ndjenje jo-humane vargjeve, sikur kjo fuqi nuk jeton apo vdes, është e pavdekshme.

When the war has took it’s part” (kur lufta ka marre venin e vet)/”When the world has dealt it’s cards (kur bota ka shpërndare letrat)” është ne mënyre te posaçme një fragment i erret. Ai ne parim parashikon një ngjarje te tmerrshme qe do te godasë ashpër gjithë boten dhe qe do te rindërtoj mënyrën e si do te funksionoi pastaj. Po e përsëris edhe një here, po i referohemi një krize te madhe qe pritet te ndodh dhe Djalli po përpiqet t’ia mbush mendjen Rihanna-s qe ta lejoj ta mbroje atë.

Strofa e 3-te
You can run into my arms
It’s okay don’t be alarmed
Come into me
There’s no distance in between our love
So go on and let the rain pour
I’ll be all you need and more

Kjo pjese ne fakt është një dialog mes Djallit dhe Rihanna-s.Është vështire ta vësh re sepse nuk ka asnjë ndryshim ne tonin e zërit.Videoklipi megjithatë na jep një te dhenë vizuale te dialogut duke e ndryshuar imazhin kur Rihanna i përgjigjet Djallit.

Pra Djalli është duke i thëne Rihanna’s

“You can run into my arms, It’s okay don’t be alarmed”
(Ti mund te vraposh ne krahët e mi, është ne rregull mos u alarmo)

Përkthim:

“Ti mund te vish dhe te kërkosh mbrojtjen time,mos u frikëso nga kriza.”

Rihanna përgjigjet:

“Come into me” (Eja brenda meje) me kuptim “Eja brenda trupit tim dhe me zotëro”
Te dy Rihanna dhe Djalli thonë:

“There’s no distance between our love” (Nuk ka distance ndërmjet dashurisë tone) Djalli është përfundimisht tani BRENDA saj, nuk ka me distance ndërmjet tyre.

Dhe Djalli e përfundon duke thëne:

“So go on and let the rain pour, I’ll be all you need and more”
(Pra vazhdo dhe lëre shiun te biere, Une do Te jem gjithcka qe ke nevoje dhe me shume”

Përkthimi:

Lere boten te marre atë qe meriton, Unë do te kujdesem për ty.

Tani qe mbas gjase keni fituar një tjetër perspektive ne vargjet e këngës, mund te vazhdojmë me analizën e videoklipit, qe mban një simbolizëm te THELLE dhe konfirmon teorinë e Djallit qe provon te zotëroje Rihanna-n.Videoklipi gjithashtu shton një shtrese te interpretimit duke përshkruar procesin e zotërimit si një përdhunim.

Analiza e Videoklipit












Ne fillim te videoklipit shohim Jay-Z me 6 vajza te veshura me ngjyre te zeze.Siç e përmendem me pare, Jay-Z është i zotëruar tashme ne kënge. 6 vajzat përfaqësoje mendimet e Jay-Z-se duke qene te kontrolluara.















Pastaj ne shohim Rihanna-n te veshur ne te zeza dhe duke mbajtur një kapele me maje, një e shenje vizuale qe përfaqëson enitetin e lige, i cili është mashkullor. Thonjte e gjate, si kthetra na japin një ndjenje te një krijese djallëzore, jo humane. Kur Rihanna fillon te këndoje, ajo lëvizë ne një mënyre joshëse seksuale qe te reflektoje përpjekjen e Djallit te joshe Rihanna-n. Ai do ta zotërojë atë jo vetëm mendërisht (mentalisht) por edhe fizikisht gjithashtu.


Imazhi me sipër është shpërthimi qe shohim ne videoklip menjëherë pas strofës se pare. Ky shpërthim i lëngut me ngjyre kromi përfaqëson diçka shume shqetësuese: Përdhunimin e Rihanna-s nga Djalli.

Imazhi me lart përfaqëson përdhunimin e Rihanna-s. E veshur ne te bardhe dhe si rrjedhim duke shprehur “Vajzën e mire me Vlera”, Rihanna vallëzon përderisa performon gjeste vetëmbrojtëse. Ajo po përpiqet te mbron veten nga lëngu ngjyre kromi, i cili përfaqëson lëngun riprodhues te Djallit. Lëngu e godet atë ne total 6 here.

Pastaj ne shohim atë lakuriq, te mbuluar me lëngun me ngjyre kromi. Rihanna është përdhunuar nga Djalli dhe mbuluar me spermën e tij. Ajo duket ne dhembje, vuajtje dhe jo vetvetja. Ne imazhin me lart shohim atë brenda një trekëndëshi. Kjo është SHUME simbolike. Për okultistet, një trekëndësh i kthyer përpjete përfaqëson organin riprodhues mashkullor apo energjinë mashkullore. Rihanna është brenda trekëndëshit. Ajo është kompletisht e “zotëruar” dhe nen magjinë e energjise se Djallit.
| |
\  /
\/



Shikoni me kujdes ne pikturën lart. Ajo shfaqet për një kohe shume te shkurtër ne videoklip tek rreth 2:46. Është Rihanna ne gjunjët e saj, koka e saj mbi dysheme. Por gjithashtu ka diçka tjetër: fytyra e Djallit! Është bere ne mënyre qe te duket si “Baphomet” (Fotoja poshtë saj), i cili është një pjese e ndërlikuar e mistereve okulte. Mund te shihni dy sytë, feçkën, dhe brinjët e gjata. Ky imazh është manipuluar me kompjuter qe te duket kështu sepse nga mënyra anatomike është i pasakte. Asnjë njeri nuk mund te arrije këtë pozicion ne jetën e përditshme. Ky imazh është vendosur me qellim dhe vetëm për një pjese te sekondit. Mesazh Klasik.

Atëherë Rihanna është përdhunuar dhe ne pame fytyrën e Djallit, te shohim çfarë kemi ne vazhdim?
Rihanna tani është kthyer ne “Vajze te Keqe” e veshur ne te zeza. Ajo është e rrethuar nga 6 burra te zinj (si Jay-Z ne fillim), qe te përfaqësojë gjendjen e saj te zotërimit. Ajo vallëzon me një ombrelle te mbyllur qe do te thotë se ajo ka mbrojtje dhe nuk i duhet me ombrella. Djalli ka fituar, ai ka marre pushtetin nga Rihanna. Ne fund te këngës ajo po i kërkon qe te vije brenda saj përsëri.

It’s raining
Ooh baby it’s raining
Baby come into me
Come into me
It’s raining
Oh baby it’s raining

“Ohh baby” na bën shume te qarte se nuk po flasim për pika shiu qe bien nga qielli. Do te thotë se ajo është e lagur dhe e gatshme qe te mirëpres Djallin përsëri brenda saj.

Analiza e Këngës Umbrella te këngëtares Rihanna u be qe te provoje faktin se publiku i përgjithshëm është i verbër nga mesazhet e fshehura te gjithpranishme ne Mas-Media, pasi kjo nuk është kënga e vetme me simbole okulte. Fëmije nga gjithë bota këndojnë dhe vallëzojnë me këtë këngë duke regjistruar pa dijeninë e tyre shtresat e fshehura te simbolizmit.

Ju lutem lini komentet tuaja

Para se te beni nje koment, ju lutem sigurohuni se jam i vetedijshem per faktin se Rihanna nuk e ka shkruar kengen dhe ky fakt nuk nderron asgje ne lidhje me kete analize.

25 comments:

  1. derisa ne shqiptart akuzojm arabet per terrorizem, nuk i shikojn keto mesazhe te ndyra, ti cilat femijet ,vllezerit , motrat tona e shum e shum tjer , vallzojn e kendojn siq e ke cekur edhe ti ne fund. shum faleminderit per keto gjera. Zoti te ruajt.

    ReplyDelete
  2. Eshte e vertet me mekat eshte ti degjosh keto kenge (kengetare) sesa ti akuzosh te tjeret... Korrekte..W


    FROM:xheppi

    ReplyDelete
  3. bravo te qofte, per kete analize kaq te thelle, eshte mire qe njerezit te dine ne qfare bote po jetojme.Kengetaret qe jane adhurues te djallit si rihanna, beyonce, lady gaga, jay-z, kanye west e shume te tjere nuk meritojne te adhurohen nga publiku. Vetem i plotfuqishmi duhet te adhurohet. Ai dhe vetem ai. Zoti te ruajt

    ReplyDelete
  4. mos i fshi komentet e mia, por më analizo tekstin e këngës: Djaloshi dhe shiu
    kënduar nga Vaçe Zela.
    Kam dyshime se është një këngë e ngjashme Umbrella.
    .................
    Ps: mos shikoni shum filma, por hapni ndonjë libër për të mësuar diçka, sepse po e mësove historinë nga Hollywood'i arrin në përfundime të tilla, si ky shkrimi këtu.

    ReplyDelete
  5. Allahu te shprerblefe. Me keto qe ke shkruar na ke hapur syte te gjithve!

    ReplyDelete
  6. kuure sko me ngu ma rihannen
    faleminderit per keto informacione te vlefshme

    ReplyDelete
  7. rihana paska hi ne gjynah shum por allahi i din ma mir kto sene ne nuk kemi nevoj me u perzi por faleminderit per shpjegimet e vlefshme

    ReplyDelete
  8. Gjithmone e kam mendu s ekenget hip hop, R&b dhe te tjera kishin mesazhe te keqija duke perfhsire krimin parate, seksualitetin
    por kurre sdo ta kisha menduar se dikush do te arrinte kaq larg sa te perfshije djallin
    turp

    ReplyDelete
  9. Do te ishte e quditshme po ti drejtohej te dashurit ne kete menyre si enitet por me sa duket djalli eshte ai qe ajo e dashuron.Eshte turp per njerezimin qe te arrijme ne kete pike te ulet aq sa te degjojme keta te pafe.

    ReplyDelete
  10. se kisha besu qe rihanna bon ksi senesh ama masi qe e lexova keta edhe disa kerkime per rihannen dhe illuminatin kuptova realitetit
    thnx per keto informata te vlefshmese kisha besu qe rihanna bon ksi senesh ama masi qe e lexova keta edhe disa kerkime per rihannen dhe illuminatin kuptova realitetit
    thnx per keto informata te vlefshme

    ReplyDelete
  11. Nga fotoja qe pashe ku është paraqitur Baphometi a ka ndonjë lidhje me helmetën e Skënderbeut?

    ReplyDelete
  12. Pashe vidoklipin dhe shoh qe gjithqka pershtatet me shkrimin tend

    ReplyDelete
  13. hajtt bre se rrena jon ktoo, sii ta shohin qe kan arrit shum hajt tju thojm diqkaa. Kjo vet i ka mohuu kto qe sjan te vertetaa...

    ReplyDelete
  14. Ky artikull e ka veq ni qellim me na kallxu qe rrejne keta e ti po ju beson atyne tu e pa qe e ka shit shpirtin te dreqi

    ReplyDelete
  15. Nuk munsesh me thane se rrena jane keto, dhe qe the mami qe e ka pa qe ka arrit shume
    kjo SOSHT E VERTETE SE RIHANNA ME QIT KANGE KA ARRIT EHDE U BO E NJOHUR
    bRAVO AUTORIT QE PO NA SHFAQ TE VERTETEN EDHE PSE DISA NUK PE KUPTOJNE

    ReplyDelete
  16. Mos i ngoni kanget e ksaj sherbetore te Djallit

    ReplyDelete
  17. e falenderojme autorim qe na tregojne shum mire dhe qart kete

    ReplyDelete
  18. Deicide - vrases zotashOctober 23, 2011 at 7:03 PM

    juve duhet me ju ardhen marre qkaa hamamin po folni kshtu kur as djalli as illuminati e bile as zoti i juve kinse ALL-LLAHU me gruan e tij Marine nuk ekzistojnn. hiq asnjani mos folni ma se bash mut e kini bae. turp- merrnu more me realitet- kapni lexoni diqka e jo funderrina si kuranin a biblen! TURP

    ReplyDelete
  19. @Deicide - vrases zotash
    Allahu të udhëzoftë

    ReplyDelete
  20. @Deicide - vrases zotash

    TURP TI QE PERBUZ KRIJUSIN TON

    ReplyDelete
  21. Ju faliminderit per ket informat por prap se prap edhe pse shumica e njerzve jan te informuar per "illuminatin" perkatesisht shoqerin elite prap vazhdojn ti degjojn kenget e saj dhe thone qe kjo osht veqse nje genjeshter .Por gabojn shum pasiqe nje njeri nuk mund ti shpik deshmit nga mendja e tij por po i gjen ne qdo tekst ne qdo videoklip jo vetem te Rihannes por edhe tek shum kengetar te medhenj te njoher.Me e keqja e gjith kesaj eshte se illuminati ka egzistuar qe prej kohesh dhe mund te themi se te gjith kengetaret ,aktoret apo secili njeri qe eshte i njohur ne mbar boten eshte i korruptuar prej djallit .Por ata nuk kan mend ne koke vetem mendojn per pasurin per famen dhe nuk mendojn se si Allahu na solli nekete bote dhe at duhet ta adhurojm e jo djallin i cili na mashtron/

    ReplyDelete
  22. @Belinda

    Shume e vertete disa nga shoket e mi jane ne dijeni per illuminatin dhe prape se prape degjojne muziken e tyre.

    ReplyDelete
  23. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete
  24. poaaaaah cfar njerz po secili more vendos per veten ajde tish kon naj njo albaner po kjo sosht albaner qa doje net boje mit dem, was umfangreiche Albanien gemacht scheiße drauf

    ReplyDelete

Ju lutem lini komentet e juaja në këtë temë.
Në mënyrë që ta mbajmë sektorin e komenteve të pastër, komentet moderohen dhe ato te cilat hynë në një nga llojet e mëposhtme do të fshihen:

-Sulmet dhe ofendimet personale
-Jashtë temës
-Komentet komerciale apo SPAM
-Sulme kundër një feje tjetër
-Gjuhë urrejtje

Faleminderit!